Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2023, Albina Kelmendi, së fundmi ka realizuar një intervistë për “Prive”.
Nga Liverpooli, ajo tregoi më shumë mbi përgatitjet për përfaqësimin e vendit tonë në Festivalin Europian këtë javë.
E pyetur mbi sfidat, Albina rrëfeu se në kuadër të turit të Eurovision-it, nuk kanë mundur të performojnë në të gjitha shtetet dhe kjo për një arsye “të dëgjuar”. Problemet me viza!
Artistja tha se të gjitha udhëtimet deri tani janë duke i bërë me pasaporta të Kosovës. Kjo sepse shteti shqiptar, nuk i ka pajisur me pasaportë përmes dekretit, ndonëse të gjashtë anëtarët e familjes do të garojnë në festivalin e madh për të përfaqësuar flamurin kuq e zi.