Basketbollisti serb Nikola Jokiq e ka goditur me bërryl shefin e ekipit të basketbollit në NBA, Phoenix Suns.
I gjithë incidenti ndodhi në ndeshjen e katërt të Denver Nuggets dhe Phoenix Suns, ku kjo e fundit e barazoi serinë e gjysmëfinaleve në 2-2.
Në çerekun e dytë, basketbollisti serb i Denverit, duke tentuar të marr topin në publik, mes tensioneve e godet me bërryl shefin e Suns, Mat Ishbla.
Dy herë fituesi i MVP-së, u ndëshkua nga gjyqtarët me teknik për këtë gjest, teksa Ishbia gjatë pushimit në mes dy pjesëve tha se është mirë.
“Ai (gjyqtar) më tha se e godita fansin, por fansi më vendosi së pari duart në mu, kështu që supozoj se Liga duhet të na mbrojë neve, por megjithatë ndoshta jam gabim, do të shohim”, u shpreh Jokiq pas ndeshjes, duke e arsyetuar veprimin që e bëri.
“Ai është ulur në parket, ai është fans, apo jo? Pavarësisht kush është, ai është një fans. Nuk mund të ndërhyjë në ndeshje duke e mbajtur topin”.