Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë.
“Personi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pjesë, është arrestuar pas lokalizimit nga policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodh pas një pune intensive policore në koordinim të plotë me prokurorin për hetime të krimeve të rënda. I dyshuari është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi