Në të gjitha pronat e Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” Sh. A në veri të Kosovës, janë vendosur tabelat me simbolet zyrtare shtetërore.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Faruk Mujka.
“Një hap tutje”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.