Ilirët ishin fise të lashta Indo-Evropiane, të cilët jetuan në një pjesë të Ballkanit perëndimor dhe brigjet e gadishullit italian rreth vitit 260 p.e.s. Pak është bërë e ditur nga sundimtarët e tyre, por studiuesit thonë se tani kanë dëshmi të pallateve të para të njohura të mbretërve ilirë, shkruan Daily Mail.
Hulumtimi vjen nga antikiteti i Evropës Juglindore, nga qendra e hulumtimeve të Universitetit të Varshavës, i cili ka qenë duke studiuar zonën që nga viti 2000.
Arkeologët zbulojnë dy vende që i takojnë mbretërisë së lashtë Indo-Evropiane në Malin e Zi, ata besojnë se mund t’i takojnë mbretit Ballaios dhe mbretëreshës Teuta, sundimtarëve të lashtë të ilirëve
Ilirët ishin një grup i fiseve të lashta Indo-Evropiane, të cilët jetuan në një pjesë të Ballkanit perëndimor dhe brigjet e gadishullit italian rreth vitit 260 p.e.s.
Pak është bërë e ditur nga sundimtarët e tyre, por studiuesit thonë se tani kanë dëshmi të pallateve të para të njohura të mbretërve ilirë, shkruan Daily Mail.
Arkeologët gjetën dy pallatet në Mal të Zi, të cilat i përshkruajnë si një “zbulim të madh dhe kryesor”. Hulumtimi vjen nga antikiteti i Evropës Juglindore, nga qendra e hulumtimeve të Universitetit të Varshavës, i cili ka qenë duke studiuar zonën që nga viti 2000.
Profesori Piotr Dyczek, i cili udhëhoqi studimin, tha se “Të gjitha të dhënat që ne kemi marrë tregojnë se ne kemi zbuluar një kompleks pallati të sundimtarëve të Rhizon-it (Risan). “Këto janë struktura e para të këtij lloji të zbuluara në zonën e Ilirisë, të cilat mund t’i përkasin mbretit Ballaios(Ballai) dhe Teutës. “Deri më tani ne nuk e kemi ditur as që ekzistojnë struktura të tilla”.
Mbreti Ballaios ishte një mbret ilir i Ardianëve. Edhe pse një bollëk i monedhave të argjendit dhe bronzit janë gjetur më parë, ky hulumtim është i pari që zbulon një pallat, ku ai mund të ketë jetuar. Pas vdekjes së mbretit Ballaios, besohet se Mbretëresha Teuta mori përsipër udhëheqjen e perandorisë ilire.