Aktori i njohur, Brad Pitt thuhet se mbeti zemërthyer pasi Shiloh vendosi të hiqte mbiemrin e tij dhe pas këtij vendimi ai mendon se qëndron ish-partnerja e tij Angelina Jolie.
Para disa kohësh vajza biologjike e çiftit vendosi të heqë ligjërisht mbiemrin e babait të saj, pasi mbushi tetëmbëdhjetë vjeç. Madje sipas mediave online pretendohet se ajo ka paguar vetë avokatin për të vijuar me procedurat ligjore.
Miq dhe të afërm të Pitt thonë se ai është përpjekur shumë herë të ribashkohet me ta, por pa asnjë rezultat.