Në shumicën e qytetërimeve të lashta, ishin burrat ato që angazhoheshin në biznesin e përgjakshëm të luftës…por jo gjithmonë. Gjatë gjithë historisë ka pasur shumë gra të fuqishme që kanë udhëhequr kombet dhe udhëzuar ushtritë në luftë, të njohura jo vetëm si luftëtare të frikshme, por edhe si stratege dinake e udhëheqëse frymëzuese. Nga Teuta e Ilirisë te Nefertiti, mbretëresha bukuroshe e Nilit.
Motrat Trung, luftëtare të lirisë
Përgjatë historisë, gratë vietnameze kanë qenë thelbësore në rezistimin ndaj pushtimeve të jashtme. Heroinat më të mirënjohura vietnameze ishin Motrat Trung, që udhëhoqën kryengritjen e parë kombëtare kundër pushtuesit të tyre kinez në vitin 40 pas lindjes së Krishtit. Trac dhe Nhi Trung lindën diku rreth vitit 12 pas Krishtit.
Kura to lindën i gjithë Vietnami ishte nën kontrollin e dinastisë kineze Han. Motrat studiuan artin e luftës, dhe ishin të mirë përgatitur në artet marciale. Në vitin 39, ato filluan revolucionin në kundërshtim të sundimit shtypës të dinastisë Han.
Ata mblodhën mbështetësit – shumë prej të cilëve ishin gra – për të luftuar kundër kinezëve. Për më shumë se tre vjet, kinezët luftuan për të rimarrë kontrollin e Vietnamit, por forcat e motrave Trung luftuan për të mbajtur kontrollin deri në vitin 43 pas Krishtit,
Boudicca, mbretëresha kelte që luftoi ndaj romakëve
“Tani do të luftoj për lirinë time të humbur”. Këto janë fjalët e Mbretëreshës Boudicca, sipas historianit të lashtë Taciti, teksa ajo thirri popullin e saj të lëshohej në luftë ndaj romakëve pushtues në Britani. Boudicca ishte mbretëresha e fisit Iceni, një fis kelt i cili ishte bashkuar me një numër fisesh britanike në revoltë kundër forcave pushtuese të Perandorisë Romake në vitet 60-61 pas Krishtit.
Ndërsa ajo korri sukses në mposhtjen e Romakëve në tri beteja te mëdha, fitoret e tyre nuk do zgjatën. Romakët u mblodhën dhe në fund ekzekutuan mijëra persona të fisit Iceni dhe duke marrë pjesën tjetër si skllevër. Emri Boudicca i ka rezistuar historisë si mbretëresha guximshme luftëtare e cila ka luftuar për liri nga shtypja, për veten e saj, dhe të gjitha fiset kelte të Britanisë
Teuta, mbretëresha e pazbutshme e ilirëve
Pas mposhtjes së Kartagjenës, në vitin 241 para Krishtit, Republika e Romës u shndërrua në një fuqi detare dominuese në Mesdhe. Megjithëkëtë, kontrolli i deteve nga Roma nuk ishte absolut. Në lindje të Italisë, një tjetër fuqi ishte në rritje. Kjo ishte mbretëria Ardiane, e udhëhequr nga një fis ilir që nisi të kërcënojë rrugët tregtare të Romës, të cilat përshkonin mes për mes Adriatikun. Në krye të kësaj mbretërie ishte Mbretëresha shumë e zonja, Teuta. Teuta ishte bashkëshortja e Agronit, një mbret në mbretërinë Ardiane. Ishte nën udhëheqjen e Agronit që mbretëria e Ardianëve u bë një forcë për t’u marrë në konsideratë.
Në vitin 231 para Krishtit, Agroni vdiq papritur, pas një fitoreje ndaj Etolianëve. Si trashëgimtar i Agronit, Pini, ishte thjeshtë fëmijë kur vdiq mbreti, kështu që mbretëria Ardiane u udhëhoq nga Teuta, e cila vepronte si mbretëreshë deri kur mbreti i ri të ishte në moshën e duhur.
Ndonëse Teuta vazhdoi me politikën ekspansioniste të bashkëshortit të saj të ndjerë, veprimet e saj janë përshkruar në një dritë negative nga Polibi. Ndonëse, kjo mund të ketë qenë një pikëpamje e njëanshme, duke patur parasysh fokusin e tij në historiografinë romake.
Sipas Polibit, Teuta se Teuta mbështeste praktikën ilire të piraterisë, dhe plaçkiste pa dallim fqinjët e saj, pasi komandantët ishin udhëzuar që t’i trajtonin të gjithë si armiq. Ishin këta sulme piraterie që më pas do e shtynin Romën që t’i shpallte luftë Teutës. Pas disa betejash, duke kuptuar se nuk i bënte dot ballë romakëve, Teuta u dorëzua në vitin 227 para Krishtit.
Sipas Polibit, Teuta “ra dakord të paguajë një haraç që ata vendosën, të hiqte dorë nga e gjithë Iliria përveç disa vendeve, si dhe premtoi të mos lundrojë përtej Lezhës me më shumë se dy anije të paarmatosura”. Ndonëse Teuta jetoi edhe për dy dekada, ekziston një histori interesante që thotë se Teuta ishte hedhur nga një shkëmb në vend që t’u dorëzohej romakëve në Gjirin e Kotorit, aty ku sot është Mali i Zi.
Duke qenë se Risani është i vetmi qytet bregdetar i Malit të Zi pa traditë detare, thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të mallkimit të mbretëreshës ilire ndaj qytetit, përpara se të kryente vetëvrasje.
Grace O Malley, mbretëresha pirate e Irlandës e shekullit 16
Grace O Malley ishte Mbretesha e Umaill, prijëse e fisit të saj. Ajo njihej si rebele, marinare dhe lidere e patrembur, e cila sfidoi politikën e trazuar të shekullit të 16 mes Anglisë dhe Irlandës. Lindi në Irlandë në vitin 1530, dhe ishte vajzë e një fisniku të pasur. Pas vdekjes së të atit, ajo trashëgoi anijet dhe paratë e tij.
Me pushtimit e Irlandës nga Tudori, shumë toka irlandeze u pushtuan nga ai. Por O’Malley-t ishin ndër të paktat familje marinare që ndërtuan kështjellat e tyre përgjatë vijës bregdetare për të mbrojtur territorin. Pas shumë luftimesh të suksesshme kundër anglezë, Mbretesha pirate u kap, por arriti t’i shpëtonte një dënimi me vdekje. Gjatë një takimi historik me Mbretëreshën Elizabeta I, ajo arriti ta bindte që të lironte familjen e saj.
Cartimandua, mbretëresha e fisit Brigantes, mike me Romën
Cartimandua ishte Mbretëresha e fisit Brigantes, që zinin rajonin e njohur sot si pjesa veriore e Anglisë. Thuhet që të ketë qenë fisi më i madh në Ishujt Britanikë. Kur romakët me perandor Klaudius pushtuan Britaninë në vitin 43, fiset Brigante u bënë një mbretëri kliente e Romës, besnikëria e të cilëve për perandorinë u bënte të siguronin autonominë.
Në vitin 57, një zënkë mes Cartimandua dhe bashkëshortit të saj Venutius bëri që të shpërthente lufta civile. Romakët vendosin të ndërhyjnë duke e ndihmuar me forca ushtarake Cartimanduan, dhe kështu ajo arriti të siguronte fronin. Por pas vdekjes së perandorit romak, Roma nuk e ndihmoi më Cartimanduan që humbi fronin e saj në luftërat me bashkëshortin. Megjithatë ajo arriti të qëndronte në fortesën romake në Deva.
Jeta dhe vdekja dramatike e Penthesileas, Mbretëreshës së Amazonës
Penthesilea ishte Mbretëresha e Amazonës, një racë legjendare femrash luftëtare. Femrat e Amazonës ishin aq të përkushtuara ndaj të qënit luftëtare, sa që ato hiqnin një nga gjinjtë e tyre për të qenë më të lirshme gjatë përdorimit të harqeve në luftë. Teksa dilte për gjah një ditë, Penthesilea gabimisht vrau të motrën e saj me shtizë. Kjo e pikëlloi tej mase Penthesilean sa që donte të vdiste. Por si prej Amazonë që ishte, ajo duhet të vdiste me nder gjatë luftës. Sundimi i Penthesileas si mbretëreshës ishte gjatë periudhës së Luftës Trojane.
Kur Akili vrau princin rrojan Hektorin, Penthesilea vendosi të hyjë në luftë edhe pse nuk donte për të hequr pikëllimin e së motrës. Thuhet se ajo i sulmonte grekët si shigjetë e vërtetë. Donte të vriste Akilin për të marrë hakun e Hektorit. Por edhe pse Penthesilea ishte luftëtare e egër, jeta e saj mori fund në duart e Akilit.
Ching Shih, nga prostitutë në një lorde pirate
Ching Shih lindi në provincën Guangdong të Kinës në 1775. Ajo u bë një prostitute që punonte në bordello të ndryshme. Pirati Zheng Yi, i cili komandonte një grup anijesh, vuri re bukurinë e Ching Shih dhe e mori atë për grua. Me çiftin në krye, “Flota Flamuri i Kuq” nga 200 anije arriti në 1700. Zheng Yi vdiq në vitin 1807, vetëm pas 6 vitesh martesë. Ching Shih mori fronin dhe njihej si një pirate e rreptë dhe e disiplinuar. Ajo u fokusua më shumë në strategjitë ushtarake dhe biznesin. Ajo gjithashtu krijoi disa ligje që mbronin piratët e saj. Skllevërit femra që konsideroheshin të shëmtuara liheshin të lira e të padëmtuara. Nëse një pirate donte të merrte për grua një skllave të bukur, kjo gjë i lejohej. Në fund të karrierës së saj si pirate, Ching Shih u rikthye në Canton dhe hapi një shtëpi kumari ku qëndroi deri në fund të jetës.
Zenobia, mbretëresha luftëtare e Palmirës në Siri
Zenobia ishte një mbretëreshë në Palmira, e lindur rreth vitit 240 pas Krishtit, në atë kohë kur vendi i saj ishte një provincë romake. Ajo u martua në moshën 18-vjeçare me Septimius Odaenathus, një anëtar me ndikim në shoqërinë Palmiriane. Megjithatë, vetëm 9 vjet më vonë, bashkëshorti i saj u vra. Djali i Zenobias, Vaballathus, u bë mbret i Palmiras, ndërsa Zenobia ishte rreshtere.
Teksa Roma ishte kapluar nga kriza e shekullit të tretë, kjo ishte mundësi e përkryer për Zenobian për të zgjeruara sundimin e Palmiras. Në vitin 269 me ndihmën e aleatëve egjiptiane, Palmirianët ishin në gjendje të mposhtnin prefektin romak të Egjiptit. Për të rritur reputacionin e saj, Zenoiba tha se ishte pasardhëse e Kleopatrës. Zenobia më pas bashkë me ushtrinë marshoi në Anadoll për të pushtuar territoret romake atje. Në fund ishte Perandoria Galike ajo që mposhti palmirianët dhe zuri rob Zenobian, fat ii fundit i së cilës është i panjohur.
Luanesha e Britanisë dhe piratët e saj
Në mesin e Luftës së 100 viteve mes Anglisë dhe Francës, një grua e tërbuar franceze me emrin Jeanne de Clisson hyri në det me flotën e saj të anijeve, ku mundte pa mëshirë anijet e mbretit Filipi VI për t’u hakmarrë për vdekjen e burri të saj. Për egërsinë e saj ajo mori emrin “Luanesha e Britanisë”. Jeanne dhe ekuipazhi i saj i shkatërronin të gjithë anijet e mbretit, duke lënë gjallë një ose dy marinarë që mesazhi të kthehej tek Mbreti se Luanesha kishte goditur sërish.
Në përpjekjet e saj për ta mbajtur Kanalin Anglez plotësisht të lirë nga anijet franceze, ajo lidhi aleancë me anglezët duke u dërguar furnizime ushtarëve për betejat. Jeanee luftoi si pirate për 30 vjet. Kur hakmarrja e saj mbaroi Jenna u martua me një fisnik anglez Valter Brentley.
Nefertiti, mbretëresha e Nilit
Dy nga figurat më afashinante në histori janë e bukura Nefertiti dhe bashkëshorti i saj, faraoni heretik Akhenaten. Ai hoqi dorë nga Zotat e vjetër dhe ndërtoi një kryeqytet të ri, një vend që mund të adhurohej në një mënyrë të re, i njohur si Tell-el-Amama, midis Luxor dhe Deltës. Sipas Akhenaten-it, Zoti i plotfuqishëm nuk ishte më Amun-i, por fuqia e jetës ishte Dielli. Në El-Amarna, mbreti dhe Neferiti e pastruan këtë vend nga shpirtrat e vjetër dhe e mbushën me një frymë të re jetese. Ndoshta ky ishte një nga eksperimentet e para të monoteizmit në histori. Gjatë periudhës 12-vjeccare të mbretërimit, Nefertiti kishte fuqi të mëdha, sa aq faraoni.
Nefertiti, cilësohet simbol i bukurisë së rrallë femërore. Pak vite më pas, mbreti dhe mbretëresha vdiqën, rendi i vjetër u rivendos, dhe qyteti i ëndrrave fetare u braktis përgjithmonë. Një shekull më parë, më 6 dhjetor 1912, arkeologu gjerman Ludëig Borchardt gjeti një bust në studion e skulptorit Thutmose. Shumë shpejt ai kuptoi se në fakt bëhej fjalë për një portret të mbretëreshës Nefertiti.
Që nga viti 2009, Nefertitit iu kushtua një dhomë e veçantë në pjesën veriore të muzeut Neues në Berlin. Busti është i siguruar në vlerën e 400 milionë eurove (523 milionë dollarë). Borchardt shkroi se është e pamundur të përshkruash bukurinë e kësaj skulpture. Me një gjatësi prej afro 50 cm, busti është i bërë nga gur gëlqeror, mbuluar me allçi. Irisi i syrit të majtë nuk ka humbur. Bukuria e Nefertitit, emri i së cilës do të thotë “e bukura ka mbërritur“, është i duhuri për statusin që ajo mbajti në krah të bashkëshortit, Akhenaten.