Videoklipi tregon Kishën e Shën Savës në Beograd dhe Manastirin e Ostrogut në Mal të Zi dhe këndohet për Kosovën.
Në TV Pink herët në agim, kulmi i çmendurisë, ka shkruar mëngjesin e sotëm në orën 07:17 një përdorues në Twitter dhe ka shpërndarë një video të një kënge që lavdëron Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Një ditë pas Kuvendit Gjithëserb në Beograd, në programin e mëngjesit të televizionit Pink është shfaqur një video në të cilën thuhej se “të gjithë së bashku duhet të qëndrojmë si një me komandantin Aleksandër”.
Videoklipi tregon Kishën e Shën Savës në Beograd dhe Manastirin e Ostrogut në Mal të Zi. Në fillim dëgjohet zëri i presidentit të Serbisë, i cili thotë se po bën “luftë të ashpër” për Kosovën, transmeton Nova.rs.
“Arra e fortë është një frut i çuditshëm, mos tentoni të thyeni, sepse ju thyen dhëmbët. Ne nuk kemi frikë nga askush, sepse Serbia e lirë dhe liritare nuk ka pse të frikësohet. “Serbia nuk guxon të ndalet”, dëgjohet zëri i Aleksandër Vuçiqit dhe më pas vjen një këngë.
“Kosova është zemëra jonë, e dini se çfarë ka ndodhur atje. Nëna po qan duke pritur që djali i saj të kthehet nga larg. Të valojë flamuri serb, beteja e ashpër tani po bëhet. Të gjithë si një, vëlla me vëlla, me Aleksandrin komandant”.
Kënga për “Aleksandër Komandanti” u publikua mëngjesin e mbajtjes së Parlamentit gjithëserb në Beograd me emrin “Një komb, një parlament – Serbia dhe Srpska”, në të cilën Vuçiq tha se “askush nuk do të mund të shkatërrojnë unitetin serb”.
Në takim, përveç Vuçiqit, ishin të pranishëm edhe presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik, Patriarku Porfiria dhe zyrtarë të institucioneve më të larta të Serbisë dhe Republika Srpska, si dhe përfaqësues të serbëve nga rajoni.