A po e rehabilitojnë figurën e tij, përmes modernizimit të perceptimit?!
Përpjekjet për të rehabilituar figurën e Esat Pashe Toptanit vijnë nga disa faktorë, përfshirë ndryshimet në perceptimin e tij nga shoqëria dhe politika, si dhe përpjekjet për të reinterpretuar periudhën e tij historike në mënyrë më të ndjeshme dhe të pavarur nga shkaqet politike të asaj kohe ose periudhave pasprirëse.
Esat Pasha Toptani ishte një figurë e njohur në historinë e Shqipërisë në fillim të shekullit të 20-të. Ai u shqua nga roli i tij në politikën shqiptare dhe përballjet e tij me autoritetet otomane dhe forcat e tjera politike në rajon. Megjithatë, interpretimi i rolit të tij dhe veprimit të tij mbetet një temë e diskutueshme dhe e ndarë nga historianët dhe opinioni publik.
Në disa periudha të historisë, Esat Pashe Toptani është konsideruar si një tradhëtar i interesave kombëtare shqiptare, veprimet e tij duke u shkëputur nga lufta për pavarësi dhe duke përkrahur autoritetet otomane ose interesat e tjera të huaja. Kritikët e tij argumentojnë se ai ishte pjesë e një elite të privilegjuar që mbështeste qeverisjen otomane në Shqipëri dhe që ndihmoi në përmbysjen e pavarësisë së përkohshme shqiptare.
Megjithatë, disa përpiqen të sjellin një interpretim më të ndryshëm të veprimeve të tij, duke i vënë në kontekstin e kompleksiteteve politike të kohës së tij dhe duke argumentuar se ai vepronte në përputhje me interesat e tij personale ose të familjes së tij, dhe jo domosdoshmërisht kundër interesave kombëtare shqiptare.
Prania e tij në diskutime dhe përpjekjet për të kuptuar plotësisht rolin dhe veprimet e tij tregojnë se figura e Esat Pashe Toptanit mbetet një temë e ndarë dhe komplekse në historinë e Shqipërisë. Çdo përpjekje për të rehabilituar ose për të reinterpretuar figurën e tij duhet të bëhet me bazë në analizën e plotë të kontekstit historik dhe të veprimeve të tij.
Rivlerësimet e figurave historike, politike dhe shoqërore, nuk janë një risi në opinionin publik shqiptar. Por a duhet të pësojë edhe shkenca një shndërrim të tillë?
Reinterpretimi i figurës së tij
Një reinterpretim të figurës së tij bërë në bazë në analizën e plotë të kontekstit historik dhe të veprimeve të tij e ka sjellë më 2016, gazetari i dhe studiuesi i njohur, Ilir Ikonomi.
Ikonomi mund të thuhet se ka modernizuar perceprimin e përgjithshëm, teksa ka rrëfyer disa nga “sekretet” e figurës më kontroverse të historisë së Shqipërisë siç ishte Esat Pashë Toptani, në librin e tij voluminoz “Esat Pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti”. Ky vëllim ka ngjallur mjaft diskutime.
Megjithatë Ikonomi e ka arsyetuar punën e dij duke thënë -“Jam treguar i kujdesshëm që të jap një portret të paanshëm sepse shumë historianë kur kanë shkruar për të e kanë nxjerrë jashtë kontekstit të kohës, por nuk duhet të harrojmë në çfarë Shqipërie jetoi Esat Pasha, në një Shqipëri ku nuk kishte asnjë institucion, ku kishte pushtues në të gjithë zonat kufitare. Ai është një figurë komplekse, interesante dhe jam munduar që ta sjell ashtu siç ishte pa pasur si qëllim që t’i bëj një rehabilitetim figurës së tij, të them ishte patriot apo tradhëtar”
13 qershor 1920 vritet në Paris Esat pashë Toptani
Ish-kryeministri i mërguar Toptani, në vitet 1918-1920 po përpiqej të ndërhynte pranë Konferencës së Paqes për t’u njohur si përfaqësues i Shqipërisë, përkundër vullnetit të forcave politike në Shqipëri. Siç deklaroi atentatori në gjyqin kundër tij në Paris, Avni Rustemi, vrasjen e kreu për motive kombëtare, pasi e konsideronte Toptanin tradhëtar të Shqipërisë.
Rustemi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Francës dhe u kthye në Shqipëri, ku u prit si hero, pas 6 muajsh në paraburgim.
Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 ai u zgjodh deputet dhe u rreshtua si opozitar i forcës politike drejtuar nga Ahmet Zogu.
Më 20 prill 1924, Avni Rustemi plagoset nga një person i quajtur Jusuf Reçi, pranë Pazarit të Ri në Tiranë, në sheshin që sot mban emrin “Avni Rustemi”. Dy ditë më pas Avni Rustemi ndërroi jetë prej plagëve.
Kur Esat Pashë Toptani e shtypi lëvizjen haxhiqamiliste me forcë një gazetar amerikan që e intervistoi në atë kohë e pyeti; ju cilësojnë si diktator? – dhe Toptani iu përgjigj: “Shqipërinë e qeveris si mundesh, jo si duhet”.
Diçka e ngjashme, por në të anasjelltë mund të thuhet edhe për vetë Toptanin. Atë duhet ta kuptosh si duhet e jo si të mundesh, pasi rezultatet e veprimtrisë së tij e paraqitën në shtypin zyrtar dhe historiografinë shqiptare si tradhëtar dhe dallaverexhi që e meritoi atë që mori.
Përgatiti; Elis Buba / usalbanianmediagroup.com
Esat Pashë Toptani, dorëzimi i Shkodrës Malit të Zi 1913
Esat Pashë Toptani, dorëzimi i Shkodrës Malit të Zi 1913