Kombëtarja e Anglisë ka arritur të triumfojë ndaj Serbisë, në ndeshjen që u mbyll me rezultat 0-1.
Për “Tre Luanët” të cilët konsiderohen edhe favorit për ta fituar Kampionatin Evropian, në minutën e 13’të të ndeshjes realizoi 20 vjeçari, Jude Bellingham, i cili u asistua nga Saka, shkruan Klankosova.tv
Jude Bellingham me këtë ndeshje theu rekordin, duke bërë lojtari më i ri evropian që është paraqitur në tre turne të mëdha ndërkombëtare. Ai luajti në “Euro 2020”, “Kupën e Botës në 2022” dhe në “Euro 2024” para se të mbushte 21 vjeç.
Ndeshja u zhvillua në “Arena AufSchalke” të Gelsenkirchen dhe po luhet në kuadër të grupit C.