Koret raciste të tifozëve serbë, gazetari i përshëndet poshtë tribunës me “shqiponjë”: Kosova është zemra e Shqipërisë (Video)

Situatë e tensionuar u regjistrua para duelit mes Anglisë dhe Serbisë të zhvilluar në stadiumin e Shalkes. Si të mos mjaftonin përplasjet jashtë impianit sportiv, brenda tij nuk munguan koret raciste, teksa ato që dëgjoheshin më së shumti ishin thirrjet: “Kosova është Serbi”.

Nuk kanë munguar kundërpërgjigjet, teksa ishte gazetari i “Klan Kosovës”, Arlind Sadiku, i cili teksa po raportonte LIVE, poshtë tribunës ku qendronin tifozët serbë, në momentin e thirrjeve, “Kosova është Serbi”, ka formuar shqiponjën dykrenare me duar, duke mos iu trembur aspak reagimeve brutale të serbëve.

Pas kësaj shihen edhe sende të hedhura ndaj tij, teksa gazetari Arlind Sadiku tha se Kosova është zemra e Shqipërisë.

Për më tepër shikoni videon: