Shqiptarët në Kroaci: Kroacinë e kemi në zemër, por në mendje e kokë Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare ka sot një përballje historike me Kroacinë në ndeshjet për EURO 2024. Dy ekipet përpos së kërkojnë 3 pikëshin, në fushë përballen për herë të parë së bashku. Edhe pse dy vendet kanë marrëdhënie të mira dhe fqinje, asnjëherë nuk ka pasur një ndeshje mes tyre.

Shqiptarët në Kroaci thonë se lidhja e tyre e fortë është me të dy vendet. Një nga ta për mediat kroate thotë se në zemër ka Kroacinë, por në kokë e mendje Shqipërinë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

“Gjithmonë thuhet në zemër e kam Kroacinë, por në kokë Shqipërinë. Kjo është e bukura e sportit. E pres një lojë të mirë futbolli. Kroacia tashmë e ka dëshmuar veten në botën e futbollit dhe tani presim që ta dëshmojë veten edhe Shqipëria. Ne kemi bërë tashmë një fillim të shkëlqyer me lojtarin e Shqipërisë Nedim Bajrami”, thotë ai për 24 sata.