Prestigjozja sportive italiane “Corriere dello Sport” i ka kushtuar një shkrim Mario Mitajt, të cilin e vendos në vitrinën e merkatos së futbollit europian, duke e lartësuar si mbrojtës të majtë.
“Roli i mbrojtësit të majtë është një nga më të kërkuarit në treg. Ata kushtojnë shumë, mjafton të kujtojmë Josko Gvardiol (i cili mund të luajë edhe si qendërmbrojtës) te Theo Hernandez, nga Alphonso Davies te Nuno Mendes.
Gjetja e një mbrojtësi të majtë me kosto të arsyeshme është mision kompleks. Në Kampionatin Europian, mes të vëzhguarve posaçërisht është Mario Mitaj, 20 vjeç, shqiptar, i cili luan në Rusi për Lokomotivën e Moskës. Ai vuajti kundër Italisë, por në ndeshjen kundër Kroacisë, të barazuar 2-2, tregoi se ka cilësi interesante: ritëm, ndryshime marshesh dhe drejtimi, shtytje e vazhdueshme përpara.
Ai ka lindur në Athinë më 6 gusht 2003, por ka zgjedhur kombësinë e prindërve të tij. Trajneri Sylvinho është i bindur se ai ka potencialin për një karrierë të nivelit të lartë. Mësohet se iu është propozuar Bolognas dhe Lazios. Ai luajti për AEK, klub i cili e pa të rritej dhe i hapi dyert e profesionalizmit, duke pritur që ta shiste te Lokomotiv Moska më 2022 për 3 milionë euro.
Mario Mitaj është 1.80 metra i gjatë dhe tregon besim të madh me topin në këmbë. 29 ndeshje në sezonin e fundit me klubin rus, gjë që e bëri atë të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027”, shkruan ‘Corriere’ që ka zgjedhur një foto të Mitaj krah Modric.
Kujtojmë se Juventus, Bologna dhe Lazio janë gati të paguajnë deri në 10 milionë euro për kartonin e tij.