“A vritet pafajësia”, “Mos ia prishni lumturinë”, vargjet e njohura dhe autobiografia e poetit Agim Doçi

Poeti i këngëve të bukura shqipe, Agim Doçi u nda mëngjesin e sotëm nga jeta në moshën 76 vjeçare. Por tekstet e këngëve që ai ka krijuar, do të mbeten përjetë në memorien e shqiptarëve. Ato u bënë ndër më të preferuarat e publikut dhe u kënduan nga këngëtarë të njohur duke fituar edhe shumë çmime në festivale të ndryshme.

Mes këngëtarëve me të cilët bashkëpunoi janë dhe Aurela Gaçe, Parashqevi Simaku, Leonora Jakupi, Myfarete Laze duke krijuar kështu këngë që do të mbeten ikonë si “Mos ia prishni lumturinë”, “Nata”, “A vritet pafajësia”.

Një autibiografi e poetit të shquar Agim Doçi:

“U linda nga nëna ime kolonjare me emrin Shqiponja, dhe sipas gjasave me babë miriditasin Mëhill Doçi, rreth mëngjezit të datës 9 maj 1948. Pra prindër ish-partizanë, ish-anëtarë të PPSH-së. Mbasi kreva arsimimin tem në Shkodër deri në gjimnaz (me rezultate të shkëlqyera në mësime dhe me 2 nota të thyera në sjellje), u regjistrova në Universitetin Shtetror Tiranë në Fakultetin e Inxhinierisë Dega Elektrike në të cilin Diplomën e mbrojta me Notën 10.

Me 3 korrik 1971 ma dorzoi Hysni Kapo në ceremoninë e bërë enkas… etj, etj, Martohem me dëshirën teme dhe të Tanës (bashkëshortja e ndjerë) në praninë e qindra e mijra servilave e kushërinjve me 18 korrik 1971 në Kukës (im atë asokohe ishte Kryetar i Kukësit) duke vajtur 3 orë e gjysëm me vonesë në dasmën time, sepse koincidoi që atë natë luante Pelé – ylli i botës në futboll ndeshjen e fundit! Mu duk më me rëndësi kjo ndeshje sesa dasma ime! Mbasi ndenja 10 ditë me time shoqe (dhëndër unë) na përlanë 6 muaj në ZBOR USHTARAK, sepse duhej të instruktoheshim si kuadro të partisë e të shtetit për oficera (nuk ka qenë kurrë dhe as nuk jam anëtar i ndonji partie politike). Kam filluar punën në Montimet Industriale duke marrë pjesë në të gjitha objektet e rendësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë ej. etj. Pastaj mbasi “vrau vehten” Mehmet Shehu u emrova k/energjitik i Komb. Drurit “M. Mame”. Në vitin 1989 falë Llambi Gegëpriftit i shpëtova arrestimit sipas nenit famëkeq 55 (ndër kohë kisha 15 anëtarë të familjes nga babaj në burg politik (4 xhaxhallarë, 8 djem xhaxhallarësh dhe 3 djem hallash).

Më dërguan me 3 turrne në fabrikën e Letër – Kartonit. Pastaj në Levizjet e dhjetorit e deri 4 ditë pas vrasjes makabre kam qëndruar pranë PD-së dhe mikut tem të paharruar Azem Hajdarit. Padyshim habiten të gjithë por kam qenë i papunë – kam punuar këpucar (qepja këpucë të shqepura dhe i shisnim në trotuare, kam punuar 2 vite edhe peshkatar me djem nga Shëngjini dhe nga Vlora). Realizova sapo filloi lufta në Kosovë një Koncert Homazh së bashku me Edmond Zhulalin duke i rënë kryq e terthor Europës në 22 shtete për të mbledhur ndihma për popullin e rrezikuar në Kosovë së bashku me 8 artistë të tjerë si Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Ledina Celo, Cun Lajçi, Ilir Shaqiri, Numon Mushkolaj, Liri Lushi, Arif Vladi e Leonora Jakupi duke realizuar me tekstet e mija dhe muzikë të Zhulalit rreth 103 këngë nga të cilat “Marrshin e UCK-së”. “A vritet pafajsia”, “Ali Ajetit” “Adem Jasharit” “Zahir Pajazitit” etj etj.” 

Nata – Aurela Gaçe – Poezia Agim Doçi

Deti i frikshem neper nate
Hapesire pa fund nga dhembja
Prisja diten qe te zbardhe
Ne mbreterine me endrra

Po si iku valle?
Nata ish memece…
Pyeta yjet
Pika loti s’di nga rane
Po qanin syte e mi

Klandestinet hapin plage
Ne brigje mbeti dhembja
Neser nene, dje isha vajze
E virgjer hena

Erdh’ mengjesi i bardhe
Zgjati doren dhe me mori
Ti u zhduke bashke me naten tende

Ike, ike larg
Nata, nata
Dashurine kafshonte nata
Perpelitem ne vetmi

Por nata…
Dashurine ma mori nata
Nata, nata
Dashurine kafshonte nata
Pjese e nates ish ai

Klandestinet hapin plage
Ne brigje mbeti dhembja
Neser nene, dje isha vajze

E virgjer hena
Erdh’ mengjesi i bardhe
Zgjati doren dhe me mori
Ti u zhduke bashke me naten tende
Ike, ike larg

Une e desha si e marre
Deti mori dashurine
S’harrohet nata

(2x)
Miliona dit i vodhi nata
Deti… nata
Ajo do t’na ndjek pas
Gjithe jeten
Nata, vec nata

Deti i frikshem neper nate
Hapesire pa fund nga dhembja
Prisja diten qe te zbardhe
Ne mbreterine me enderra

Po si iku valle?
Nata ish memece…
Pyeta yjet
Pika loti s’di nga rane
Po qanin syte e mi

Mos Ja Prishni Lumturine – Kendoi Parashqevi Simaku, poezi e Agim Doçit

Kur një zog,një pëllumb ne shikojmë
duam krahë si ata të fluturojmë
zemra jonë tik e tak kur troket
me zemrat flet

Në çdo stinë kudo janë pranverojnë
dhe në sy ata mbajnë jetën tonë
dashurinë, lumturinë e pafund
me ëndrra shumë

Kanë një botë me ëndrra
janë të vegjël shumë
mos lëndoni nënat
syrin e pagjumë

(2 herë)

Të gjitha do i dhuroja
kaq të lumtur ti shikoja
dhe fëmijët në gjithë globin
anembanë

Mos ja u prishni lumturinë
mos iu prekni dashurinë
askërrkush mos ta provojë
se nënat s’ju lejojnë

Fjala “Nënë” kudo në botë
zgjon në zemra dashurinë
mirëmëngjes jetës i thotë
se nëna e lind njerinë.

Kjo dorë që e tundi djepin
gjithë botën e sundonoooooooooo ooooooo oooooo

A Vritet Pafajsia – Leonora Jakupi – Poezi: Agim Doci

A vritet pafajësia?!
çfarë faji ka Drenica?!
Pse tremben nga fëmija,
që thërret Azem Galica?

Drenica lind veç trima
ju i lini fëmijët jetima.
Është një komb që don liri,
dhe Kosova është Shqipëri!

Qielli digjet, toka varet
po ku je Adem Jashari?!
Na vranë babën,e na vran motren
Na përzunë,na dogjën votren.

(Refreni, 2 herë)
Mos ma prek ti shkja Drenicën
Se kam gjallë Azem Galicën
Mos ma prek trollin shqiptar

Mijëra vjet,jam vetë e parë
Dhe loti vjen tek gjaku
Dhe gjaku vjen tek loti
Ja foshnjet po i vrasin
Po kullat jo nuk lozin.

Drenica lind veç trima
ju i lini fëmijët jetima.
Është një komb që don liri,
dhe Kosova është Shqipëri!

Qielli digjet, toka varet
po ku je Adem Jashari?!
Na vranë babën,e na vran motren
Na përzunë,na dogjën votren.

Refreni,2 herë

Mos ma prek ti shkja Drenicën
Se kam gjallë Azem Galicën
Mos ma prek trollin shqiptar
Mijëra vjet,jam vetë e pare. Versus.al