Një uragan kuqezi në “Merkur-Spiel Arena” për t’i treguar Spanjës se Shqipëria do të japë gjithçka në fushë për të tentuar tre pikët dhe kualifikimin për në fazën e 1/8 të Europianit të futbollit në Gjemani.
Ashtu siç ishte paralajmëruar mbi 30 mijë tifozë kuqezi do të jenë të pranishëm në tribunat e impiantit të Dusseldorfit, ndërsa rrugët e qytetit janë pushtuar po ashtu nga tifozët e Kombëtares.
jesa më e madhe e mbështetëseve të Shqipërisë janë grumbulluar në “Rheinpark – Düsseldorf”, duke përqafuar thirrjen e Tifozëve Kuqezi për një marshim masiv drejt stadiumit.
Teksa kanë mbetur edhe tre orë nga starti i ndeshjes, tifozët janë duke lëvizur duke mbajtur në duart flamuj kuqezi, ndërsa në sfond dëgjohen këngë patriotike dhe thirrje në mbështetje të Shqipërisë.