Pas humbjes së djeshme të Shqipërisë përballë Spanjës, nuk kanë munguar as reagimet e shumta, disa prej tyre jo edhe aq mbështetëse për skuadrën.
Një prej tyre ka qenë edhe reagimi i babait të qendërmbrojtësi Ardian Ismajli. Ky i fundit nuk u inkuadrua për asnjë minutë në lojë nga trajneri Sylvinho edhe pse luajti rregullisht në ndeshjet kualifikuese të europianit.
Në reagimin e tij, Ilmi Ismajli babai i mbrojtësit të kombëtares, shkruan se djalit të tij i është vjedhur ëndrra e fëmijërisë që kishte për të luajtur në një europian.
“Ardian, Behu i qëndrueshëm dhe i fort për ketë padrejtësi, per kete tradhti, te jeni krenar per çdo gjë qe keni dhënë për Kombëtaren sepse e kemi detyrim!
Zoti i shkaterroft te gjithe ata qe ta vodhen endrren qysh nga femijeria te cilen ma tregoje…
Zoti i shkaterroft ata qe te bene pabesi, te bene tradheti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballet e tyre nuk shkruante i pabes…
Je i qet se dite te bardha dhe karrier te madhe jeni duke pritur, eshte shume afer…”- shkruan ai në rrjetet sociale. Versus.al