Cristiano Ronaldo shpëtoi për mrekulli pa u goditur në fytyrë në përfundim të ndeshjes së fundit në grupe të Portugalisë në Euro 2024, ku skuadra e tij u mund 2-0 nga Gjeorgjia.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga një tifoz shihet Ronaldo teksa po futet në dhomat e zhveshjes, kur një tifoz hidhet nga tribuna dhe për pak nuk e godet në fytyrë.
Tifozi donte me ngulm të takonte idhullin e tij, por për pak sa nuk i shkaktoi një dëmtim të rëndë. Siç shihet në video, ylli portugez mbeti i shtangur nga ajo pa.
Ronaldo ka qenë objektivi kryesor i tifozëve gjatë këtij Europiani, pasi në çdo ndeshje ka pasur persona të cilët janë futur në fushë për ta takuar nga afër.
Por ndërsa popullariteti i tij nuk ka pësuar rënie, në fushë, paraqitjet e portugezit deri tani kanë qenë zhgënjyese. Skuadra e tij është kualifikuar, por ai nuk ka mundur të realizojë asnjë gol. Të hënën, Portugalia përballet me Slloveninë për një biletë në çerekfinalet e Europianit.