Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përvjetorin e 248 të shpalljes së Pavarësisë.
Ajo ka thënë se aleanca mes SHBA’ve dhe Kosovës vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave.
Osmani ka shtuar se sot kujtohen “vlerat e idealet mbi të cilat ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme”.
“Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave! Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme! Aleatëve tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korriku! Happy Fourth of July!”