“Vetë përfshirja jonë në Qeverinë e Kurtit ka për qëllim që të kuptojë se çfarë po diskutohet, duke marrë parasysh se është temë tërësisht e mbyllur jo vetëm për publikun e Serbisë, por edhe për ata që preken direkt nga kjo, përkatësisht serbët në Kosovë. Lista Serbe ishte e kënaqur me atë që presidenti thotë dhe atë që presidenti e di”, ka thënë Trajkoviq në “N1” të hënën.
Duke komentuar diskutimet e fundit të Vuçiqit me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, Trajkoviq ka thënë se vetëm mund të supozojë se çfarë është diskutuar.
Për akuzat se caktimi i Rashiqit ministër është antikushtetues, Trajkoviqi ka thënë Kurti si kryeministër ka të drejtë të zëvendësojë ministrat në Qeveri. Se përse ka pranuar të jetë këshilltare në Qeverinë e Kosovës, Trajkoviq ka thënë se synon të kuptojë se çfarë po ndodh brenda. Ka shtuar se me ardhjen e saj dhe të Rashiqit, Lista Serbe nuk do ta ketë pushtetin absolut që ka pasur te serbët.
“Lista Serbe implementon gjithçka që Vuçiqi thotë. Një pjesë e pushtetit të Vuçiqit në Kosovë ka ndryshuar pjesërisht me emërimin tonë. Ai s’do të jetë në gjendje të marrë vendime pa na treguar ndokush diçka”, ka thënë Trajkoviq.
Sipas Trajkoviqit, tashmë ka nisur edhe “zgjimi i serbëve në Kosovë”.
Ajo ka thënë po ashtu se propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi “është pranuar në një masë, me disa ndryshime”.
Trajkoviqi ka thënë po ashtu se do të ishte e turpshme të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës nëse nuk ka asnjë kandidat serb.