Të rinjtë kosovarë në diasporë po vazhdojnë të korrin suksese e të zënë vend kudo në botë, jo vetëm në art e sport, por edhe në fushat tjera I tillë është edhe Eldion Berisha, i riu nga Peja, i lindur e rritur në Francë – ku jeton me familjen e tij.
Mjekësia është ëndrra e tij që iu bë realitet me pranimin në Fakultetin e Mjekësisë në një ndër universitetet më prestigjioze në shtetin francez, atë të Strasburgut.
Eldioni ka arritur që ndër 2500 studentët e këtij universiteti, të futet në top 10-shen e atyre që do arrijë të vazhdojë ëndrrën e tij fëmijërore.
Puna dhe përkushtimi i tij i vazhdueshëm padyshim se është shpërblyer, ku me një notë maksimale prej 20, Eldioni është zgjedhur në mesin e 89 studentëve për studime në Fakultetin e Mjekësisë, në Drejtimin e Përgjithshëm.
I vendosur për të arritur edhe më tej suksese dhe t’i përfundojë studimet me notat më të mira, ai po e bën krenar gjithë familjen.
Ndryshe, Eldioni është nipi i avokatit Besnik Berisha.