Të paktën dy persona mësohet se kanë vdekur pas incidentit me armë në mitingun e Donald Trump në Pensilvani.
Një prokuror lokal tha për CNN se njëri prej viktimave ishte personi që kishte qëlluar me armë në drejtim të ish-presidentit amerikan pasi ai u ngjit në podium për të mbajtur fjalën e tij. Atentatori u vra nga efektivët e Shërbimit Sekret.
Viktima tjetër është një person, pjesë e publikut në miting, por raportohet edhe për një tjetër person në gjendje të rëndë.
Ndërkohë kandidati republikan për në Senat, Dave McCormick, raportohet nga CNN të ketë thënë se ishte në rresht të parë të publikut në miting dhe ka parë disa persona të plagosur.
Ngjarja po hetohet si vrasje e mbetur në tentativë.