Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar sërish për sulmin me armë zjarri ku u tentua eleminimi i tij gjatë tubimit që po mbante në Pensilvani. Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin “Trush Social”, Trump shprehet se vetëm Zoti e parandaloi një ngjarje që mund të ishte ‘e paimagjinueshme’.
“Ne nuk do të kemi frikë, por në vend të kësaj mbetemi elastik në besimin tonë dhe sfidues përballë Ligësisë. Unë me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas me Kombin tonë të Madh këtë javë nga Wisconsin”– u shpreh Trump ndër të tjera.
Ai shtoi se do të flasë në Konventën Kombëtare Republikane në Wisconsin këtë javë.
Ky është postimi i tij i dytë që kur u qëllua dhe u plagos në mitingun e fushatës së djeshme. Versus.al