Mendohet se shenjestra e atentati me tritol në një hyrje pallati në Elbasan ku mbeti i plagosur një i pafajshëm ishte Xhovana Nikolla.
Një ditë para se të ndodhte shpërthimi, ajo ka publikuar një video ku i bënte thirrje Nuredin Dumanit dhe të dashurën e tij.
“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”- thoshte ajo në videon e postuar në TikTok.
Xhovana Nikolla është një personazh i njohur në rrjete sociale ku dhe reklamon jetën e saj luksoze.
Ajo njihet si partnerja e Amarildo Nikollës i njohur edhe pse me pseudonimin ‘Shkodrani’.
Amarildo Nikolli dyshohet se është vrasës me pagesë, teksa tashmë është kthyer në një të penduar të drejtësisë, edhe pse nuk e ka marrë ende këtë status nga drejtësia.
Ai ka rrëfyer në SPAK për një sërë krimesh, duke përfshirë dhe arsyet pse ishte atë ditë në Vlorë apo edhe për sulmin me armë ndaj Top Channel, ku u vra roja Pal Kola.
Xhovana ka gjetur mënyra për ti qëndruar pranë të dashurit të saj duke dërguar dron gjatë momentin që ishte në ajrim, apo dhe duke shkuar ne burgun e 313 e veshur si nuse video të cilat janë edhe në profilin e saj në Tiktok.
Nga shpërthimi me tritol në Elbasan një ditë më parë u shkaktuan dëme të shumta materiale si dhe u plagos një 29-vjeçar Enea Thomaraj i cili u gjet në vendin dhe kohën e gabuar.
Me lot në sy babai i të riut Artur Thomaraj tregoi se në momentin e shpërthimit i biri ishte ngritur për të shkuar në tualet teksa nga forca e shpërthimit dera i ka rënë në kokë. Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, me synim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.