Pamjet e rralla të një fisi të pakontaktuar tregojnë se anëtarët e tij përballen me “katastrofë humanitare” teksa prerësit e drurit shkelin territorin e tyre, ka paralajmëruar një grup britanik i të drejtave të njeriut.
Sipas aktivistëve lokalë, fisi indigjen Mashco Piro është parë duke dalë nga pylli tropikal në pjesën e tyre të largët të Amazonës peruane javët e fundit në kërkim të ushqimit, shkruajnë mediat e huaja.
Survival International tha se imazhet theksuan nevojën për të “larguar” druvarët e vendosur për të filluar punën në territorin e fisit, disa milje larg vendit ku imazhet janë marrë nga lumi Las Piedras.
Disa kompani prerjesh kanë koncesione druri brenda territorit, ndërsa më shumë se 50 njerëz të Mashco Piro janë shfaqur ditët e fundit pranë një fshati të popullit Yine të quajtur Monte Salvado.
Sipas Survival International, Mashco Piro, të cilët jetojnë midis dy rezervateve natyrore në Madre de Dios, shihen rrallë dhe nuk komunikojnë shumë me Yine ose me askënd.
“Kjo është një katastrofë humanitare në zhvillim e sipër – është absolutisht jetike që prerësit të largohen dhe më në fund territori i Mashco Piro të mbrohet siç duhet”, ka thënë drejtoresha Caroline Pearce.
Një kompani, Canales Tahuamanu, ka ndërtuar më shumë se 200 kilometra (120 milje) rrugë për kamionët e saj të prerjeve për të nxjerrë lëndë druri, sipas Survival International.
Kompania është e certifikuar nga Këshilli i Administrimit të Pyjeve, sipas të cilit ajo ka 53,000 hektarë (130,000 hektarë) pyje në Madre de Dios.
Mashco Piro thuhet se janë parë edhe përtej kufirit në Brazil.
“Ata ikin nga prerësit në anën peruane”, tha ajo. “Ata janë një popull pa paqe, të shqetësuar, sepse janë gjithmonë në arrati”.
Ndërsa Alfredo Vargas Pio, president i organizatës lokale indigjene FENAMAD, tha se të drejtat territoriale të fisit duhet të mbrohen.
“Kjo është dëshmi e pakundërshtueshme që shumë Mashco Piro jetojnë në këtë zonë, të cilën qeveria jo vetëm që nuk ka arritur ta mbrojë, por në fakt ua ka shitur kompanive të prerjeve të drunjve”, shtoi ai.