“Unë mbijetova sepse kisha Zotin në anën time”, pas atentatit Trump mban fjalimin më të gjatë në histori

“Unë mbijetova sepse kisha Zotin në anën time,”  tha Donald Trump në ditën e tretë të Konventën Republikane, teksa foli për atentatin ndaj tij disa ditë më parë.

Donald Trump iu drejtua kongresit republikan në Milwaukee për më shumë se një orë e gjysmë në kthimin e tij në skenë për herë të parë nga tentativa për vrasjen e tij në një tubim të shtunën.

Gjithashtu Melania Trump bëri një dalje të rrallë publike, duke iu bashkuar bashkëshortit të saj pas fjalimit të tij, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes.

Trump përmendi emrin e Bidenit vetëm një herë në fjalimin e tij, i cili u fokusua shumë në deportimin masiv të emigrantëve, ekonominë dhe inflacionin, dhe Amerikën që tregon “forcë”. Ai premtoi gjithashtu se do t’i japë fund çdo krize ndërkombëtare.

“Është koha për një ndryshim,” i tha ish-presidenti kongresit përpara se të niste një seri premtimesh për popullin amerikan.

Fjalimi i Donald Trump, i mbajtur në më shumë se një orë e gjysmë, është fjalimi më i gjatë televiziv i mbajtur nga një kandidat presidencial që pranon nominimin.

Ai theu rekordet që kishte bërë gjatë pranimit të nominimit të Partisë Republikane për president në zgjedhjet e 2016 dhe 2020.