Mbledhja e kësaj të enjte në Këshillin Bashkiak të Tiranës, duke se u kthye në një “arenë boksi”, ku këshilltarët janë përplasur fizikisht me njëri-tjetri.
Siç shihet edhe në videon në fund të shkrimit, këshilltari i opozitës dhe njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar me kryebashkiakun e shumë akuzuar për afera miliona euroshe, Erion Veliaj, gjatë kohës që mori fjalën ky i fundit, duke e etiketuar dhe si hajdut.
Ndërkohë, në një moment, Tedi Blushi e gjuan Erion Veliajn nga vendi me disa fletë, teksa ky i fundit i drejtohet me fjalët “më ngatërron me atë të Bllokut”
Në foto: Momenti kur Erion Veliajt i hidhen disa fletë mbi kokë nga këshilltari Tedi Blushi
DEBATI MES BLUSHIT DHE VELIAJT
Erion Veliaj: Ti mund të vazhdon të vetëdiskretitohesh deri në vdekje. Mund të diskretitohesh ti dhe shefi yt por kjo është mungesë educate.