“Unë jam Bebe Rexha dhe jam shumë e lumtur që jam në Kosovë për herë të parë”, kanë qenë fjalët e para në shqip, pas tri këngëve të interpretuara. Pastaj ka nxjerrë fanellën me mbishkrimin “J’adore Prishtina”. Ka ftuar për t’iu bashkuar në festë për unitet e për bashkim. “E kam prindin nga Dibra, dhe gjakun e kemi një”, ka thënë ajo në skenën ku shoqërohet nga katër valltare.
Këngëtarja ka marrë nga publiku dy fansa për të vallëzuar bashkë në skenë. Atmosfera ka kulmuar në tjetër nivel. Këngën “Say My Name“ e ka sjellë në një lloj versioni tradicional me tupana e çifteli në skenë.
Ylli botëror, Bebe Rexha, sapo është ngjitur në skenën kryesore të festivalit Bebe Rexha në skenë: Gjakun e kemi një. Performancën e ka filluar me hitin “Me Myself & I”. Turma e shoqëron në interpretimin e saj, duke ia kënduar çdo rresht të këngëve.
“Sunny Hilli” është elekrtizuar./koha.net/