Vijojnë çudirat në Lojërat Olimpike/ Atleten xhamajkane nuk e lejojnë të futet në stadium dhe humb garën

Lojërat Olimpike Paris 2024 vijojnë të sjellin çudira nga më të ndryshmet. Ann Fraser-Pryce, atletja nga Xhamajka nuk ka mundur dot të garojë për vendin e saj për një arsye qesharake.

Sportistët që nuk qëndrojnë në fshatin Olimpik dhe nuk vijnë me autobusin e skuadrës, duhej të futeshin brenda në një mënyrë tjetër. Diçka të tillë, Pryce e kuptoi vetëm në fund, kur u afrua te stadiumi.

“Një punonjës i sigurimit më tha se e ndryshuan dje rregullin. Si mund ta ndryshoni rregull dhe të mos tregoni? Pra, ju po i kërkoni të gjithë atletëve të cilët për çfarëdo arsye nuk qëndrojnë në fshat, të mos hyjnë nga porta kryesore?”, ka thënë Fraser-Pryce.