Presidenca e Kosovës ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se mënyra se si u trajtua incidenti gjatë konferencës për media është për keqardhje.
Përmes një komunikate për media, presidenca ka thënë se kjo i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Kosovës.
“Mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës. Ajo që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të njohura dhe aplikuara botërisht, prandaj Presidenca pret të njoftohet për masat e ndërmarra lidhur me këto shkelje, ashtu siç është potencuar edhe në notën e protestës të drejtuar nga Republika e Kosovës.” – thuhet në komunikatë.
Veç kësaj, presidenca ka thnë se nuk duhen raporte e as hetime shtesë, sepse janë jorelevante pas pranimit të institucioneve të Maqedonisë së Veriut se ky rregull u imponua qëllimshëm.
“…për këtë as nuk duhen raporte e hetime shtesë për ndonjë gjendje faktike, sepse ato janë komplet jorelevante para pranimit publik te institucioneve të Maqedonisë së Veriut se një rregull i tillë është imponuar qëllimshëm, pavarësisht kërkesave të qarta të së drejtës ndërkombëtare.”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPresidencaRKS%2Fposts%2Fpfbid02ue9qoMHAHWy6uBsZs8bU6RwqsYR3xYbej9RSSTbv1giqzGo22BJ7BT5CX8yYmENml&show_text=true&width=500
Çka tha Kurti?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës së përbashkët për medie me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Hristjan Mickoski, u shpreh se Kosova nuk ka qëndrim se incidenti i presidentes, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, është cilësuar si provokim.
“Nuk e di që kem pasur qëndrim të tillë (si provokim) si institucione të Republikës së Kosovës. Mund ta ketë ndokush prej qyetatërve por jo institucionet. MPJ ka dhënë deklaratë që paraqet qëndrimin tonë, po ashtu kemi parë qëndrimin e MPJ-së maqedonase.” – ka thënë Kurti
Madje, Kurti bëri thirrje edhe që të zbardhet rasti.
“Besoj që duhet të synojmë të vërtetën dhe kurrësesi tensionimin, le të zbardhet rsati. Kryeministri Mickoski dhe unë s’mund ta bëjmë zyrtarin doganor dhe policin hetues dhe inspektoriatin e policisë…siç u tha në takim po bëhemi ngadalë dhe sigurt eskpert të detaje takimeve.” – ka thënë tutje ai.
“Pa dyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e Presidentes, shkëlqesisës Vjosa Osmani me 2 gusht në aeroport. Aq më tepër që ka qenë me familje dhe dy vajza të vogla. Autoritetet e RMV-së, krerët shtetërorë kanë shprehur keqardhje, dhe do të ketë raport zyrtar që do të zbardhë këtë çështje, që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur por edhe të mos përsëriten kurrë më sitauta të tilla” – u shpreh Albin Kurti.
Në anën tjetër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, u shpreh:
“Kjo për ne shkaktoi një ndjenjë dhe na vjen keq, dhe s’duam të përsëritet. Personalisht thekosva se Presidentja e Kosovës është e mirëseardhun, si të gjithë qytetarët e Kosovës. Dhe do ta kisha kënaqësi ta pres si nikoqire në aeroportin e Shkupit”
“U nënvizua se sipas informacionet që kemi nga aeroporti, ndiqen standarde të qarta kur kemi fluturime komerciale, dhe edhe unë i nënshtrohem këtyre procedurave.” – ka thënë ai.