Protesta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nis me himnin kombëtar

Ka nisur protesta gjithëpopullore e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kundër politikës diskriminuese të Serbisë. Para nisjes së protestës, në sfond është dëgjuar himni kombëtar, derisa protestuesve u është bashkuar edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, krahas liderëve politikë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe organizatave studentore.

Kjo protestë është duke u zhvilluar në Bujanoc. Ajo është thirrur nga Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës pas situatës së krijuar rreth pasivizimit të adresave të shqiptarëve nga autoritetet serbe.