Screenshot

Provokojnë dy të rinj të veshur me uniformë të ushtrisë ruse , shqyejnë flamurin e Kosovës dhe atë ukrainas

Dy të rinj të veshur me uniformën e ushtrisë ruse kanë bërë një provokim të rëndë.

Të dy njëri me flamurin e Ukrainës në duar, kurse tjetri me atë të Kosovës, kanë realizuar një video duke shqyer të dy flamujt.

Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj u shoqërua edhe me një deklaratë të shkurtër të tyre.

Derisa kryenin aktin poshtërues, i riu që pretendohet të jetë ushtar, e ndau në mes flamurin ukrainas tha se Krimea është e Rusisë.

Ushtari tjetër vazhdoi me veprimin e njëjtë. Në gjuhën serbe Tha se Kosova është e Serbisë.