Tirana është mikpritëse e Samitit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Pos liderëve tjerë evropianë, në këtë takim është i pranishëm edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.
Por, kancelari gjerman ka zgjedhur një shqiptare që ta shoqërojë në Samit.
Politologia shqiptare në Gjermani, Vjollca Hajdari, është duke e shoqëruar kancelarin gjerman në këtë samit.
“Gëzohem shumë, që do ta shoqëroj Kancelarin Gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Shqipëri!”, ka shkruar Hajdari në “Facebook”.