Diplomon në SHBA, togeri i FSK-së merr çmimin studenti më i mirë internacional

Togeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Islam Bajramaj, ka përfunduar me sukses kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të FSK-së, në këtë kurs përveç ushtarakëve nga Amerika kanë marrë pjesë edhe ushtarakë nga: Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Tajlanda, Korea e Jugut, Uruguai, Singapori, Libani dhe Hungaria.

“Për shkak të rezultateve të treguara, toger Bajramaj ka marr çmimin studenti internacional me i mire (International Honour Graduate Student) dhe ka hyrë në listën e komandantit (Comanders list)”, thuhet në njoftim.