Përfaqësuesja modeste e San Marinos ka arritur që për herë të parë në historinë e saj, ta fitojë një ndeshje zyrtare.
Ata mposhtën Litejnshtanjin me rezultat 1-0, në duelin e vlefshëm për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Futbollisti 19 vjeçar, Nicko Sensoli, rezultoi të jetë golashënuesi i vetëm i këtij momenti kulminant për vendin e tij, pasi kurrë më parë “La Serenissima” nuk ka shijuar një fitore me peshë të pikëve, raporton Klankosova.tv.
San Marino e ka regjistruar para 20 vjetësh edhe një triumf në një ndeshje miqësore dhe si koiçidencë, e realizuan ndaj kundërshtarit të njejtë dhe me rezultat identit, 1-0.
Të dyja këto reprezentacione janë të ranguara të fundit në renditjen botërore për ekipet kombëtare.