Kosova ka shënuar sërish ndaj Qipros për të dyfishuar epërsinë e krijuar në duelin që po zhvillohet në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Sërish në skenë ishte Vedat Muriqi i cili shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 20-të për 2-0 pas asistimit fantastik të Donat Rrudhanit.
Rrudhani kujtojmë se kishte fituar penalltinë të cilën në minutën e tetë e kishte ekzekutuar me saktësi pikërisht Muriqi.