Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se më nuk do të marrë pjesë në debate presidenciale para zgjedhjeve të 5 nëntorit.
Trumpi ka shpalosur qëndrimin dy ditë pasi debatoi për herë të parë me kandidatet e Partisë Demokratike, Kamala Harris.
Në një shkrim në rrjetin e tij social “Truth”, Trump ka thënë se sipas sondazheve ai ka fituar bindshëm debatin ndaj Harrisit.
Teksa ka shkruar për kërkesën e Harrisit që të ketë debat prapë, Trumpi ka thënë se kur dikush humb një betejë, menjëherë do të thotë “dua rimeç”.
Ish-presidenti ka thënë se të gjitha “problemet e shkaktuara nga Kamala dhe Joe Bieni” ishin “diskutuar në detaje” në debatin e parë mes tij dhe Bidenit n ëqershor dhe në të dytin ndaj Harrisit.
“S’do të ketë debat të tretë”, ka përfunduar ai postimin me shkronja të mëdha.