Një avion ushtarak është rrëzuar këtë të premte në Bullgari. Mediat lokale raportojnë se avioni i tipit L-39 Albatros po përgatitej për një shfaqje ajrore teksa u rrëzua pranë aeroportit Graf Ignatievo.
Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se të dy pilotët major Petko Dimitrov Dimitrov dhe togeri i lartë Ventsislav Atanasov Dunkin, kanë ndërruar jetë.
Komandanti i Forcave Ajrore bullgare, Gjeneral Major Dimitar Petrov, ka thënë se të dy pilotët ishin të trajnuar prej muajsh dhe ishin ndër më të mirët që kishte vendi, ndërsa edhe avioni kishte kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme teknike.
Megjithatë, shkaqet e rrëzimit të avionit janë ende të paqarta, ndërsa një grup hetimi është ngritur për zbardhjen e ngjarjes.