Kongresmeni ‘ia plas fytyrës Vuçiqit’: Kosova është një vend i pavarur, i tillë do të mbetet në përjetësi

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq qëndron në anën e gabuar të historisë, pasi sipas tij historia është në anën e Kosovës.

Në një postim në X, Torres shton se ‘Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo”’, por që një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet i tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Torres.

“Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksandar Vuçiq është në anën e gabuar të historisë”.

/GazetaSinjali/