Në një kohë që çështja e shtetit bektashi brenda Tiranës është kthyer në një temë të nxehtë në Shqipëri, DritareTV po ju sjell një dokumentar për bektashizmin të realizuar nga fotoreporteri britanik Robert Hackman. Fotoreporteri tregon pikënisjen e bektashizmit më vendin tonë, nga Koça Sinan Pasha, 5 herë vezir gjatë Perandorisë Osmane, i cili ftoi bektashinjtë të ndërtonin teqenë e parë në Ballkan, në Kaninë.
“Koça Sinan Pasha, në vitet 1500, ishte 5 herë Veziri i Madh, që ishte kryeministri i Perandorisë Osmane. Ai ishte shqiptar dhe vinte nga kjo zonë. Thuhet se ai i ftoi bektashinjtë këtu për të ndërtuar teqenë e tyre. Nuk ka asnjë provë përfundimtare për këtë. Ekziston edhe arsyetimi se Sinan Pasha mund të ketë qenë Mir Liva Dukagjini, që i ftoi ata këtu. Askush nuk është plotësisht i sigurt se kush ishte Sinan Pasha. Askush nuk është plotësisht i sigurt se kush ishte Sinan Pasha. Por Evliya Çelebi, udhëtar, historian dhe autor shumë i famshëm, erdhi në këtë fshat në vitin 1670 dhe gjeti këtu një teqe.
Bektashinjtë u jepnin grave pozita të barabartë me burrat dhe ato mund të faleshin me burrat. Dukej imorale që përziheshin të dyja gjinitë. Ata u akuzuan për këtë imoralitet në fillim të viteve 1600, në një vend shumë afër Andronopolit, kryeqytetit të osmanëve. Teqeja e tyre atje u shkatërrua dhe ka shumë pak gjasa që të gjithë ata “Baba”, ministra, u dorëhoqën. Ka gjasë që ata u ftuan këtu nga Mir Liva Dukagjini i njohur gjithashtu si Sinan Pasha.”, tregon fotoreporteri Robert Hackman në dokumentarin e DritareTV./K.C/dritare.net