Skuadra e parë e Real Madridit do të mbërrijë në stadiumin Wanda Metropolitano në derbin ndaj Atleticos me makina të reja, pasi të gjithë ekipi i parë kanë marrë si dhuratë BMW të reja.
Ky është sezoni i tretë në të cilin BMW do të sponsorizojë klubin madrilen dhe lojtarët e Realit mund të zgjedhin midis pesë modeleve të ndryshme, iX2, iX, i5 dhe 7 midis modeleve 100 për qind elektrike si dhe XM midis modeleve hibride.
Modelet më të shtrenjta u zgjodhën nga Lucas Vazquez dhe Vinicius Junior, përkatësisht BMW i7 M70 xDrive me vlerë 186,650 euro dhe që ka 659 kuaj fuqi. Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham zgjodhën BMW XM, e cila vlen 179 mijë euro dhe ka 653 kuaj fuqi.
BMW and Real Madrid 🤍 pic.twitter.com/1VdKp3qvzq
— st.Cheda✝️🦍 (@GreatCheda) September 26, 2024
Të njëjtin model e kanë zgjedhur edhe mesfushori legjendar kroat Luka Modric si dhe Rodrygo, Dani Carvajal, Thibaut Courtois, Dani Ceballos, David Alaba dhe Fran Garcia.
Arda Guler, Brahim Diaz dhe Eder Militao zgjodhën modelin BMW i7 xDrive 60 i cili ka 544 kuaj fuqi dhe vlen 139.550 euro, dhe Andrij Lunin, Fede Valverde, Eduardo Camavinga dhe trajneri Carlo Ancelotti zgjodhën BMW i5 M60 xDrive 1 kuaj fuqi dhe 6 kuaj fuqi me vlerë 114, 450 euro.
Endrick dhe Ferland Mendy u shpërblyen me një BMW iX xDrive50 me vlerë 108,650 euro, e cila ka 523 kuaj fuqi, ndërsa Jesus Vallejo zgjodhi një BMW i5 xDrive 40 me vlerë 79,500 euro dhe që ka 394 kuaj fuqi.
🚗⚡ Potencia en el césped, potencia en la carretera. ¡Mira los nuevos coches de nuestra plantilla!@bmw | @bmwespana | #RethinkTheGame
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 26, 2024
Më modestët në zgjedhjen e veturave të tyre ishin Antonio Rudiger dhe Aurelien Tchouameni të cilët zgjodhën BMW iX2 xDrive30 me vlerë 58.550 euro, i cili ka 313 kuaj fuqi.
Si zakonisht, në javët në vijim futbollistet Real Madridit dhe basketbollistet e skuadrës madrilene do të marrin makina të reja.