Gazetarja e kanalit libanez Al-Mayadeen ka shpërthyer në lot gjatë njoftimit të lajmit tragjik për vdekjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Ajo, e veshur me të zeza dhe me zërin që i dridhet nga emocioni, njoftoi se Nasrallah ishte vrarë nga një sulm izraelit në afërsi të Bejrutit, duke shprehur trishtimin e saj për humbjen e figurës më të fuqishme në Liban.
Pamjet e saj duke lotuar gjatë raportimit të lajmit janë bërë virale në rrjet.
Vdekja e Hassan Nasrallah, e cila u konfirmua nga lëvizja pro-iraniane Hezbollah, është një ngjarje që rrezikon të destabilizojë vendin dhe të ndikojë në dinamikat e rajonit.