Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani, e ku do të ketë një takim pune me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter- Steinmeier. Përveç tij, Osmani pritet të zhvillojë takime të ndara edhe me ministra e deputetë gjermanë, përcjell Gazeta Express.
Osmani do të jetë folëse në sesionin Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue me ç’rast do të diskutojë në temën: “Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”.
Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë në Berlin me ç’rast do të mbajë fjalim para pjesëmarrësve, thuhet ndër të tjera në njoftim.
“Ndryshe, Presidentja Osmani vizitën zyrtare bilaterale në Gjermani me ftesë të Presidentit Steinemier e ka realizuar në shtator të vitit 2021 ku është pritur me nderime ushtarake. Pas vizitës zyrtare bilaterale, ajo gjatë kësaj periudhe tre vjeçare ka pasur edhe një sërë takimesh pune e telefonata me Presidentin Steinmeier, i cili është përkrahës i fuqishëm i të ardhmes euroatlantike të vendit tone”, përfundon njoftimi. /Express/