Koleksionisti Shpëtim Shala posedon plot 40 mijë flamuj kuq e zi nga 1905-1928. Ai u shpreh në emisionin “Pas Mesnate” se flamujt historik i ka të certifikuar, ndërsa dokumentat jo.
Sipas Shalës, me rëndësi të madhe është flamuri i Kongresit të Lushnjes.
Ai ka thënë se disa flamuj kanë pasur dhe vulën e Kryqit të Kuq, si pasojë e drejta për të shitur i takonte vetëm atyre.
“Flamuri i parë që kam pasur ka qenë i 1918, e kisha trashëgimi familjare dhe duke nisur nga ai kam siguruar dhe flamuj të tjerë. Gjithë shokët e mi e dinë që unë mbledh flamuj shqiptarë, mi kanë ofruar me ndërrim, ose i kam blerë, ose mi kanë ofruar me metoda të ndryshme. Kaloi një farë kohe dhe u bën 40. Janë më shumë se 40, por 40 janë të kornizuar. Duhet t’i mbash me kujdes, t’i restaurosh, janë vendosur të gjitha me kornizë të njejtë që të mos dëmtohen.
Me mjaft rëndësi është dhe flamuri i Kongresit të Lushnjes, por gjatë periudhës së Zogut si të thuash mori dhe formë flamuri… E drejta për shitjen, i takonte vetëm Kryqit të Kuq shqiptar dhe ata kanë një vulë. Flamujt kanë një spango të vulosur të Kryqit të Kuq, që e vërteton këtë”, tregoi Shala./abc