Një punonjës në centralin bërthamor të Zaporizhzhias që kontrollohet nga rusët në jug të vendit, mbeti i vrarë të premten në mëngjes si pasojë e një bombe të vendosur në makinën e tij nga inteligjenca ushtarake e Kievit.
Komiteti Hetues i Rusisë, që trajton rastet e krimeve të rënda, tha se punonjësi Andrei Korotkiy humbi jetën për shkak të shpërthimit të bombës, në afërsi të shtëpisë së tij në qytetin Enerhodar, raporton A2.
Korotkiy kishte punuar në departamentin e sigurisë të centralit bërthamor dhe Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës nuk e kurseu aspak duke thënë se ekzekutimi i tij ishte një përgjigje për “krimet e luftës”.
Ata thanë se Korotkiy ishte “kriminel lufte” dhe bashkëpunëtor i Rusisë. Ai akuzohej se i bënte presion ukrainasve për t’ia dorëzuar rusëve listën e punonjësve të centralit bërthamor, duke tentuar më këtë lëvizje të shënjestroj ata që kishin këndvështrim pro Ukrainës.
“Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ua rikujton të gjithëve njerëzve se çdo krim lufte do të ndëshkohet”, u tha nga inteligjenca ukrainase. Ndërkohë, janë publikuar edhe pamjet nga momenti kur shpërthen makina e tij.