Një 37-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë në një atentat në Itali mbrëmjen e së dielës (6 tetor).
Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Ben Arishaj, ndërsa ngjarja u regjistrua në fshatin Oratoio në Piza.
Arishaj rezulton person pa precedent penal, ndërsa u qëllua për vdekje në sy të të birit, në oborrin e banesës së tij. Nuk dihet ende motivi i vrasjes, ndërsa po ashtu nuk janë identifikuar as autorët.
/rtsh.al/