Është tensionuar situata para Kryeministrisë, pasi protestuesit janë konfrontuar me policinë si dhe kanë hedhur molotov dhe lëndë plasëse në drejtim të godinës.
Me t’u afruar përpara kryeministrisë ka nisur dhe përleshja mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Kanë qenë deputetët e PD, të kryesuar nga Gazment Bardhi që kanë shtyrë në fillim kordonin e policisë, për t’u ndjekur më pas nga pjesëmarrësit e tjerë.
Më pas në drejtësim të godinës së kryeministrisë, protestuesit kanë hedhur molotov dhe sende të tjera shpërthyese. Policia ndërkohë ka përdorur topat me ujë për të shpërndarë protestuesit.