Mesazh luftënxitës për Kosovën, përleshje mes policisë dhe tifozëve, vërshëllehet Granit Xhaka

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, para nisjes, ka dal të jetë me tensione dhe provokime të tifozëve serb, si kundrejt shtetit të Kosovës, po ashtu edhe futbollisti me prejadhje nga vendi ynë, Granit Xhakës. 

Disa orë para nisjes së takimit, huliganë serbë në Leskovc, kanë defiluar me një baner ku shkruante “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. 

Baner është shfaqur nga huliganët serbë në qytetin e vogël në afërsi të kufirit me Kosovën. 

Po ashtu afër stadiumit ka ndodhur një përleshje në prag të ndeshjes.

Sportal.rs njofton se janë përleshur tifozë serbë me policinë serbe. Në videon e publikuar shihet një tollovi e madhe e krijuar.

Ndeshja vlerësohet e rrezikshmërisë së lartë, ndërsa numri i pjesëtarëve të sigurisë është i madh. 

Me t’u futur në fushë, Granit Xhaka është vërshëllyer pasi doli për ngrohje në stadiumin “Duboçica”. 

Kështu kanë raportuar mediat serbe, ku sipas tyre kishte pak fishkëllima për kapitenin e Zvicrës. 

Xhaka ka qenë vendimtar në dy fitoret e Zvicrës ndaj Serbisë në dy kampionatet e fundit botërore, ku nuk kanë munguar kacafytjet me lojtarët e Serbisë dhe provokimet nga tribunat.