“Më priti mua”, Edi Rama gjen një shqiponjë në zyrën e Scholz

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para drekës së punës në zyrën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ndau një fotografi me ndjekësit e tij në rrjete sociale krah një shqiponje.

“Kur shqiponja të pret për drekën e punës në zyrën e Kancelarit të Gjermanisë”, shkroi ai.

Rama gjendet në Gjermani, në kuadër të punimeve të Procesi i Berlinit.