Russia's President Vladimir Putin shakes hands with North Korea's leader Kim Jong Un during a meeting at the Vostochny Сosmodrome in the far eastern Amur region, Russia, September 13, 2023. Sputnik/Vladimir Smirnov/Pool via REUTERS

Frika nga përshkallëzimi, Pheniani planifikon dërgimin e mijëra trupave në Ukrainë

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës mund të përshkallëzohet më tej. Kjo për faktin se Koreja e Veriut ka nisur të dërgojë trupa për të luftuar me Rusinë në Ukrainë.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut, ndërsa Seuli paralajmëroi për një “kërcënim të rëndë sigurie”.

Pretendimi vjen një ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se besonte se 10 mijë ushtarë të Koresë së Veriut mund t’i bashkohen luftës, bazuar në informacionin e inteligjencës.

Sipas agjencisë së spiunazhit të Koresë së Jugut, janë afro 1 mijë e 500 trupa të cilët kanë kanë mbërritur tashmë në Rusi. Burime anonime i kanë thënë mediave koreano-jugore se shifra përfundimtare mund të jetë rreth 12 mijë trupa.