Miliarderi Elon Musk ka premtuar se do t’i dhurojë 1 milion dollarë çdo ditë deri në zgjedhjet e nëntorit dikujt që nënshkruan peticionin e tij në internet për të mbështetur Kushtetutën e SHBA-së.
Dhe ai nuk humbi kohë, duke i dhënë një çek prej 1 milion dollarësh një mbështetësi të Donald Trumpit në një tubim në Pensilvani.
Bëhet e ditur se fituesi ishte një burrë i quajtur John Dreher.
“Meqë ra fjala, John nuk e kishte idenë. Pra, gjithsesi, ju jeni të mirëpritur”, tha themeluesi i Tesla.
Paratë janë shembulli i fundit i Musk i cili po përdor pasurinë e tij të jashtëzakonshme për të ndikuar në garën presidenciale të kontestuar ngushtë midis Trumpit dhe rivales së tij demokrate Kamala Harris, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, miliarderi themeloi America PAC, një organizatë veprimi politik në mbështetje të fushatës presidenciale të Trumpit.
Every day, from now through Nov 5, @America PAC will be giving away $1M to someone in swing states who signed our petition to support free speech & the right to bear arms!
— Elon Musk (@elonmusk) October 20, 2024
We want to make sure that everyone in swing states hears about this and I suspect this will ensure they do.
Grupi po ndihmon në mobilizimin dhe regjistrimin e votuesve në shtetet e fushëbetejës.
Sipas Musk, nëse Harris fiton, këto do të jenë “zgjedhjet e fundit”, pasi “SHBA-ja nuk do të ekzistojë më”.